Luiza Gega është kualifikuar në finalen e garës së 3000 metrave me pengesa, në Kampionatin Botëror të atletikës që po zhvillohet në Oregon të SHBA.
Atletja shqiptare doli në vendin e tretë në baterinë numër dy, me kohën 9’14’’91, vetëm 62 të qindtat më pak se rekordi kombëtar.
Finalja e këtij turneu do zhvillohet të enjte në mëngjes, me Gegën që shpreson në përmirësim të kohës së saj dhe thyerjen e rekordit personal. Pas medaljes së vendit të parë në Oran 2022, disa javë më parë, Gega synon një rezultat historik edhe në Botëror, po në këtë disiplinë.