Kreu i Grupit Parlamentar i PS-së Taulant Balla, pas seancës parlamentare të mbajtur disa orë më parë, ishte i ftuar në Report Tv.
Balla foli për qendrimin e opozitës dhe bojkotin që i bëri seancës së ditës së sotme, pa lënë pa përmendur dhe mbledhjen e jashtëzakonshme të PD-së dhe aleatëve të saj, në Shkodër.
Por gjatë intervistës, Balla i kërkoi një nder gazetares: “Ju lutem, hiqeni këtë e jashtëzakonshme, se opozita edhe kur njofton konferencat për shtyp tani, ditë për ditë i quan të jashtëzakonshme, dhe në fund të konferencës për shtyp deli Luli dhe thotë një gjë tepër të zakonshme”.