Ish-presidenti i SHBA, Donald Trump do të paraqitet në një gjykatë federale të Miamit të martën, pasi akuzohet për keqpërdorimin e dokumenteve të paklasifikuara.
Mbi miliarderin rëndojnë 37 akuza penale duke përfshirë mbajtjen e informacionit të Mbrojtjes Kombëtare dhe sekrete bërthamore, ndërsa 1 akuzë i shkon ndihmësit të tij, Walt Nauta.
Dokumentet e klasifikuara të sekuestruara nga FBI përmbanin informacion në lidhje me programin bërthamor të SHBA, aftësinë e armëve që posedojnë Shtetet e Bashkuara si dhe fuqive të tjera huaja.
Ato u zbuluan nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë dhe thuhet se dosjet e klasifikuara ishin ruajtur në dushin e resortit të Trump, në banjë, në korridor dhe në dhomën e tij të gjumit.
Arsyeja e akuzave ndaj 76-vjeçarit është se ruajtja e dokumenteve sekrete mund të kishte vënë në rrezik sigurinë kombëtare të SHBA. Në aktakuzë pretendohet se dokumente të tilla u ruajtën për më shumë se një vit në Palm Beach.
Sipas Aktit të Spiunazhit, akuzat për Donald Trump janë:
- 31 akuza për mbajtje të qëllimshme të informacionit të mbrojtjes kombëtare
- Një akuzë për komplot për të penguar drejtësinë
- Një akuzë për mbajtjen e burimit të një dokumenti ose regjistrimi
- Një akuzë për fshehje të një dokumenti ose regjistrimi
- Një akuzë për fshehjen e një dokumenti në një hetim federal
- Një akuzë për krijimin e një skeme për të fshehur dokumentet
- Një akuzë për deklarata dhe paraqitje të rreme.
Trump akuzohet bashkë me ndihmësin e tij personal, Walt Nauta.
Akuzat për Walt Nauta janë:
- Komploti për të penguar drejtësinë
- Mbajtja e një dokumenti ose regjistrimi
- Fshehja e korruptuar e një dokumenti ose regjistrimi
- Fshehja e një dokumenti në një hetim federal
- Skema për të fshehur
- Deklarata dhe deklarata të rreme