Tirana
light rain
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
88 %
0.5kmh
75 %
Die
25 °
Hën
25 °
Mar
30 °
Mër
31 °
Enj
29 °
E diel, 24 Shtator, 2023

Mbërrin në Gjykatë ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako do njihet me masën e sigurisë

Lajme të ngjashëm

Ka mbërritur në Gjykatë ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako, i cili është arrestuar dy ditë më parë për pasi akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre.

Seanca për ish-kryebashkiakun do të mbahet në orën 10.00. Dako në këtë seancë do të njihe me masën e sigurisë.

Dako akuzohet se bashkë me drejtuesin e Urbanistikës në Bashki dhe topografët, po ashtu të arrestuar, kanë zbardhur një leje 4 vite pasi pallati ishte ndërtuar.

Objekt hetimi, në kuadër të këtij procedimi, kanë qenë dy fakte penale, dhe më konkretisht procedura e dhënies së lejes së ndërtimit të një pallati shumëkatësh dhe plotësimi i dokumentacionit të tij deri në regjistrimin e pasurisë, si dhe procedura e prokurimit Shërbim Konsulence për sigurimin e projektit “Projektim zbatim për Promenadën Bregdetare dhe Plazhin publik nga Bërryli deri në Currila” me fond limit 21.000.000 lekë me T.V.SH.

Veç Dakos të arrestuar janë edhe:

Vangjush Dako, si person i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Shpërdorimit të detyrës” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 dhe 25 i Kodit Penal 2 (dy) herë.

Adhurim Qehajaj, si person i dyshuar për kryerjen e figurave të veprave penale të “Shpërdorimit të detyrës” e kryer në bashkëpunim parashikuar nga nenet 248 dhe 25 i Kodit Penal 2 (dy) here dhe “Fallsifikimi i vulave, stampave dhe formularëve”, e kryer në formën e fallsifikimit të formularëve të miratuar nga personi që ka për detyrë hartimin e tyre në bashkëpunim, parashikuar nga neni 190/3 dhe 25 i K.Penal.

Ermal Lama si person i dyshuar për kryerjen e figurës së veprës penale të “Fallsifikimi i vulave, stampave dhe formularëve” e kryer në formën e falsifikimit të formularëve të miratuar nga personi që ka për detyrë hartimin e tyre në bashkëpunim, parashikuar nga neni 190/3 dhe 25 i K.Penal.

Fatmir Ejupi si person i dyshuar për kryerjen e figurës së veprës penale të “Fallsifikimi i vulave, stampave dhe formularëve” e kryer në formën e fallsifikimit të formularëve të miratuar nga personi që ka për detyrë hartimin e tyre në bashkëpunim, parashikuar nga neni 190/3 dhe 25 i K.Penal.

Adrian Bulku si person i dyshuar për kryerjen e figurës së veprës penale të “Fallsifikimi i vulave, stampave dhe formularëve” e kryer në formën e fallsifikimit të formularëve të miratuar nga personi që ka për detyrë hartimin e tyre në bashkëpunim, parashikuar nga neni 190/3 dhe 25 i K.Penal.

Fiqiri Farruku si person i dyshuar për kryerjen e figurës së veprës penale të “Fallsifikimi i vulave, stampave dhe formularëve” e kryer në formën e fallsifikimit të formularëve të miratuar nga personi që ka për detyrë hartimin e tyre në bashkëpunim, parashikuar nga neni 190/3 dhe 25 i K.Penal.

Adnand Toçila si person i dyshuar për kryerjen e figurës së veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248 dhe 25 i K.Penal.

Meri Semini si person i dyshuar për kryerjen e figurës së veprës penale të “Fallsifikimi i vulave, stampave dhe formularëve” e kryer në formën e fallsifikimit të formularëve të miratuar nga personi që ka për detyrë hartimin e tyre në bashkëpunim, parashikuar nga neni 190/3 dhe 25 i K.Penal.

Firzilet Hajdëri si person i dyshuar për kryerjen e figurës së veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal.

Diana Dedja si person i dyshuar për kryerjen e figurës së veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal.

Më shumë