Skënderbeu sot mund të kishte ne radhët e tij dy kampionë bote të Italisë, Marko Materaci dhe Alesandro Del Piero.
Lajmi është zbuluar vetëm disa kohe me vone,teksa agjenti i dy lojtareve, kishte kontaktuar me kampionët e Shqiperisë, sapo kishte nisur faza e Champions League, pra turet e verës, deri tek play-off.
Madje, si ish-futbollisti i Juventusit, ashtu edhe ai i Interit, kishin përgatitur fotot me fanellën e Skënderbeut. Por, me pas, akordi ekonomik nuk u gjend dhe gjithçka mbeti vetëm një ëndërr. Sot, Materaci është në Indi, trajner i “Pune Sitit”.
Lami është bërë i ditur nga drejtues të Skënderbeut, të cilët u kontakt uan nga gazeta “Sport Ekspres”, duke konfirmuar se gjithçka mbeti thjesht një tentativë.