Një 63-vjeçar nga Korça është proceduar penalisht nga policia, pasi ka mashtruar një shtetas, duke përvetësuar 15.800 dollarë.
Mësohet se është proceduar shtetasi me iniciale S. F., 63 vjeç, banues në fshatin Drenovë, Korçë, i cili tashmë akuzohet për veprën penale. “Mashtrimi”.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, filluan procedimin penal për veprën “Mashtrimi”, për shtetasin S. F., 63 vjeç, banues në fshatin Drenovë, Korçë, pasi ky shtetas ka shkelur detyrimet e një kontrate të nënshkruar me shtetasin B. H., 50 vjeç, banues në Tiranë, të cilit nëpërmjet mashtrimit, dyshohet se i ka përvetësuar 15.800 dollarë, duke i premtuar prodhimin e një sasie produktesh të konservuara.
Materialet i kaluan Prokurorive së Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e Policisë.