Tirana
scattered clouds
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
44 %
3.6kmh
40 %
Mar
29 °
Mër
30 °
Enj
29 °
Pre
29 °
Sht
30 °
E martë, 26 Shtator, 2023

Mashtrimet online, Posta Shqiptare del me njoftimin e rëndësishëm: Po abuzojnë, shërbimi nuk ofrohet nga ne

Lajme të ngjashëm

Posta Shqiptare ka bërë me dije se në rrjetet rrjetet sociale është hapur një adresë false në emër të institucionit të tyre.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, posta shkruan se mashtruesit online u bëjnë thirrje qytetarëve të blejnë pakot e mbetura në postë për 236 lekë dhe thekson se po abuzohet me reklamimin e shërbimeve të cilat nuk ofrohen nga ata.

Mashtrimi online në emër të Postës Shqiptare bëhet nga hakera, ende të pa identifikuar të cilët vjedhin të dhënat ose lekët e qytetarëve.

“Posta Shqiptare bën me dije për të gjithë klientët e saj se në rrjetet sociale është hapur një adresë me emrin e institucionit tonë, duke abuzuar me reklamimin e shërbimeve të cilat nuk ofrohen nga ne,” shkuan posta.

Faqja në fjalë është hapur më datë 18 shtator, në rrjetin social Facebook me emrin “Posta Shqiptare” , ku kishte oferta tunduese për qytetarët, por në fakt rezultoi një mashtrim.

Hakerat gjithashtu kanë bërë sponsorizimin e faqes, për të pasur sa më shumë feedback.

Më shumë