Aleko Myrtollari, i cili plagosi tre ditë më parë bashkëshorten e tij, u dorëzua ditën e djeshme në Policinë e Korçës. Në dëshminë e tij para hetuesve, Myrtollari tha se konflikti me bashkëshorten e tij, Marjola, ka ndodhur për shkak se kjo e fundit nuk ka dashur të punojë.
Ai tha se i ka kërkuar që të nisë punë, por ajo ka refuzuar. Kështu ka deklaruar ai se nisi debati i ashpër që më pas ka agravuar në dhunë e ka përfunduar në plagosjen e rëndë të 38-vjeçares.
Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së dielës. Marjola Myrtollari u plagos me gërshërë nga bashkëshorti i saj i cili pas ngjarjes u largua dhe ishte fshehur nga policia. Gruaja u dërgua në spital në gjendje të rëndë për jetën, ndërkohë ditën e djeshme ajo u soll në spitalin e Traumës në Tiranë pasi gjendja e saj shëndetësore u rëndua.