Shkëlzen Berisha dhe Armina Mevlani kanë kurorëzuar dje historinë e tyre në martesë. Një dashuri prej një dekade është finalizuar mbrëmjen e së dielës dhe lumturia e kësaj dite shihet qartë te sytë e çiftit.
Plot hijeshi nën vellon e bardhë, Armina ka veshush një fustan të krijuar nga Vivienne Westëood. Më pas ajo veshi dhe dy krijime nga Festim Isufi dhe Valdrin Sahiti. Shkëlzen Berisha ka përzgjedhur që në ditën më të rëndësishme të veshë një kostum të zi, class, të kombinuar me një këmishë të bardhë.