Në një intervistë për gazetarin Roland Qafoku në emsionin “Channel One”, dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha dhe kooridnator i PD-së, Jamarbër Malltezi është shprehur se një nga faktorët kryesor të humbjes së demokratëve në zgjedhjet e 23 qershorit të 2013 ishte shkëputja nga qytetarët.
Dy faktorë të tjerë sipas Malltezit për humbjen e PD-së, ishin premtimet galopante të PS-së në fushatë dhe shit-blerja e votës.
Për Malltezin, PD kishte një program shumë të mirë qeverisës për katër vitet e ardhshme, por ai nuk transmetua siç duhet tek populli.
Duke folur për procesin zgjedhor brenda partisë, Malltezi ka deklaruar se nëpërmjet këtij procesi u kontaktua çdo anëtar, u zgjeruan strukturat e saj dhe sot PD ka numrin më të madh të anëtarësisë në vend.
Sa i përket bilancit tetë vjeçar të qeverisë Berisha, Malltezi ka evidentuar vetëm një gabim dhe ai ishte bashkëqeversja me LSI-në e Ilir Metës. Jamarbër Malltezi nuk ka nguruar ta konsideroj vizitën e presidentit George W. Busha në Tiranë më 2007 si sukses dhe arritje të qeverisë Berisha.