Reperi i njohur Arkimed Lushaj ose i njohur ndryshe me emrin Stresi, u përfol pak ditë më parë për dhunën ndaj BMT.
Ditën e djeshme Stresi reagoi duke thënë se nuk e ka rrahur ai Bernard Simonin, por njerëzit e tij “kishin marrë masa” pas kërcënimeve të këtij të fundit ndaj këngëtarit.
Ndërkohë së fundmi ka ardhur edhe reagimi nga vetë BMT, i cili paralajmëron përmes një vidoe live në rrjete sociale, se nuk do ta lërë me kaq dhe se ka regjistruar gjithçka.
“Ata kanë bërë një gabim, ta marrë vesh e gjithë Shqipëria, kanë bërë një gabim sepse unë kam të gjitha lëvizjet që kur kam dalë nga Rinasi. Kur më kanë pritur, makina me xhama të zinj duke filluar nga Opeli dhe krejt fytyrat e 12 vetave.
Mos hajde me më kërkuar, as milionat e Edi Ramës nuk kanë me e mbyllur këtë çështje.”, tha BMT.
@rruga_20 #stresi#bmt #fyp #virale #tiktok #albania #✅ ♬ original sound – rruga_20