Një makinë e ngarkuar me një sasi të konsiderueshme droge u gjet herët në mëngjes në një zone pranë Igumenicës në Greqi.
Mediat greke bëjnë me dije se në pranga ka rënë një shqiptar, i cili akuzohet për transport dhe trafikim të lëndëve narkotike.
Në bagazhin e makinës që drejtohej nga shqiptari, u gjetën tre çanta që përmbanin një total prej 48.3 kg kanabis, ku 2 kg prej tyre ishte në formë çekollatë.
Sakaq, policia po punon për zbardhjen nëse janë të tjerë të përfshirë në këtë trafikim droge.
A ju ndihmoi ky artikull?
PoJo