Një aksident i rëndë ka ndodhur në Mamurras ku si pasojë janë plagosur 3 gra.
Mësohet se automjeti ti ‘Reno Clio’ me targa AA970KU ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.
Sakaq bëhet me dije se tre gratë e plagosura rëndë janë nisur me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë.
Makina e aksidentuar po udhëtonte drejt Laçit.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
A ju ndihmoi ky artikull?
PoJo