Parlamenti suedez ka votuar sot në favor të Magdalena Andersson për postin e kryeministrit, e para femër në këtë post.
54-vjeçarja fitoi me një rezultat tepër të ngushtë. Andersson ka mbajtur më herët postin e Ministres së Financave, ndërsa më herët këtë muaj u bë kryetare e Social Demokratëve.
Në fillim të kësaj jave, ajo arriti një marrëveshje me Partinë e Majtë, për rritjen e pensioneve, në këmbim të mbështetjes së tyre për ta votuar si kryeministre.
Andersson u zgjodh me 117 vota pro, 174 kundër dhe 57 abstenime. Në sistemin parlamentar të Suedisë, mbështetja e shumicës nuk kërkohet për t’u zgjedhur kryeministër, por një kandidat duhet të mos ketë një shumicë absolute ose më pak se 175 deputetë kundër tyre.