Papa Françesku testoi këtë javë një aplikacion të ri që i mundëson besimtarëve të devotshëm të luten së bashku me Atin e Shenjtë.
Gjatë lutjes tradicionale të së dielës në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, Papa prezantoi edhe platformën e re dixhitale “Worldwide NetWork of Prayer with the Pope”, rrjeti mbarëbotëror i lutjeve me Papën.
Aplikacioni i ri i quajtur “Click to Pray”, informon 1.3 miliard katolikët në mbarë botën për temën e lutjes së së Papa Françeskut, si paqe në botë apo për një shtet që goditet nga fatkeqësi natyrore.
Gjatë ditës së sotme, Papa u lut për Kolumbinë e goditur nga sulmet me bombë dhe detin Mesdhe, rrugë kalimi e mijëra emigrantëve.