Tirana
clear sky
28.5 ° C
28.5 °
28.5 °
34 %
4.1kmh
0 %
Enj
26 °
Pre
28 °
Sht
29 °
Die
29 °
Hën
29 °
E enjte, 28 Shtator, 2023

Lumir Abdixhiku rrëzon propozimin e Ramës: Drafti për Asociacionin nuk ka autorësi të institucioneve të Kosovës, ndaj nuk ka vlerë

Lajme të ngjashëm

Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka thënë se një propozim për Asociacionin që nuk e ka autorësinë e institucioneve të Kosovës nuk ka vlerë.

Në këtë mënyrë, Abdixhiku shpreh qëndrimin e tij si kryetar i LDK-së për propozimin e kryeministrit Edi Rama, i cili dorëzoi këtë të enjte një draft për Asociacionin.

”Ne nuk e dimë motivin e Shqipërisë zyrtare pse ka dalë me një qëndrim të tillë”, tha fillimisht kryetar i LDK-së në emisionin Pressing të T7.

Më pas, ai tha se nëse nuk ka autorësi të Kosovës, propozimi mund të bëhet pjesë i diskutimit por jo i implementimit.

“Atë që duhet ta them është që as një propozim që nuk ka autorësi të institucioneve të Kosovës nuk ka vlerë për Kosovën”, u shpreh Lumir Abdixhiku.

Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se i ka dërguar presidentit francez, Emmanuel Macron dhe kancelarit gjerman, Olaf Scholz një draft të ri për Asociacionin, i punuar nga ekspertë amerikanë të pavarur dhe i udhëhequr prej tij.

Kryeministri u shpreh se Kosova dhe Serbia duhet të ulen dhe të diskutojnë për të ulur tensionet. Ai tha se Kosova nuk duhet të prishë marrëdhëniet me SHBA dhe BE.

Më shumë