Presidenti i Bjellorusisë Aleksandër Lukashenko tha se nëse ndonjë vend tjetër dëshiron të bashkohet me aleancën Rusi-Bjellorusi, ka “armë bërthamore për të gjithë”.
Kjo deklaratë vjen, pasi një jaavë më parë Rusia kaloi në planin për të vendosur armë bërthamore taktike në Bjellorusi. Kjo do të jetë hera e parë që Kremilini vendos armë të tilla jashtë Rusisë që nga rënia e Bashkimit Sovjetik në 1991.
Në një intervistë të transmetuar të dielën vonë mbrëma në televizionin shtetëror rus, Lukashenko, aleati më i vendosur i Presidentit Vladimir Putin në mesin e fqinjëve të Rusisë, tha se duhet “kuptuar strategjikisht” se Minsku dhe Moska kanë një mundësi unike për t’u bashkuar.
“Nëse dikush është i shqetësuar … është shumë e thjeshtë: bashkohuni me shtetin bashkues të Bjellorusisë dhe Rusisë. Kjo është e gjitha: do të ketë armë bërthamore për të gjithë”, tha ai.