Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy , do t’u bëjë thirrje fuqive botërore që të rrisin mbështetjen e tyre për Ukrainën kur ai të flasë në samitin e G7 ditën e sotme.
Presidenti i SHBA Joe Biden dhe homologët e tij nga Grupi i Shtatë vendeve të pasura demokratike, të mbledhur në Alpet bavareze, kanë theksuar unitetin e tyre përballë agresionit të Rusisë edhe pse pasojat globale përkeqësohen.
Zelenskiy do të bashkohet me liderët e Shteteve të Bashkuara, Gjermanisë, Britanisë, Francës, Italisë, Japonisë dhe Kanadasë përmes lidhjes video në orën 10:00.
Në fjalimin e tij të përditshëm të dielën vonë, Zelenskiy tha se do bëj thirrje për më shumë armë dhe sisteme të mbrojtjes ajrore që do t’i dërgohen Ukrainës dhe për sanksione të reja kundër Rusisë nga vendet e G7.