Dy anije të tjera me grurë dhe drithra u larguan sot nga portet ukrainase në Detin e Zi.
Lajmin e ka bërë me dije Ministria turke e Mbrojtjes, ku thotë se në total, numri i anijeve që kanë lundruar nga vendi është 16.
Fulmar S me flamur të Barbados lundroi nga porti i Chornomorsk duke transportuar 12,000 tonë misër në provincën jugore turke të Alexandretta. Anija e dytë, Thoe, nën flamurin e Ishujve Marshall, lundroi nga i njëjti port me destinacion Raidesto, Turqi, duke transportuar 3000 ton fara luledielli.
Në të njëjtën deklaratë shtohet se një tjetër anije do të lundrojë sot nga Turqia drejt Ukrainës , për të transportuar sasi drithi.
Marrëveshja, e nënshkruar nga Ukraina, Rusia , Turqia dhe OKB-ja në korrik, lejon rifillimin e eksporteve të grurit nga portet ukrainase në Detin e Zi, pasi u pezullua për pesë muaj për shkak të luftës së Rusisë në Ukrainë.