Tirana
clear sky
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
43 %
5.1kmh
0 %
Hën
21 °
Mar
28 °
Mër
27 °
Enj
27 °
Pre
25 °
E hënë, 2 Tetor, 2023

LSI kërkoi të anulohej vendimi i Komitetit, Gjykata Administrative shpall moskompetencë: Emigrantët nga Maqedonia dhe Greqia do vetëkrantinohen

Lajme të ngjashëm

Gjykata Administrative shpall mokompetencë për padinë e depozituar nga LSI, e cila kërkonte që të shfuqizohet vendimi i Komitetit Teknik të Ekspertëve, që emigrantët që vijnë në Shqipëri në ditët në vazhdim, të mos vetëkarantinohen.

Gjykata është mbledhur sot dhe pasi ka parë padinë e depozituar nga LSI, ka shpallur moskompetencë, duke lënë automatikisht në fuqi vendimin e Komitetit. Sipas Administratives, ky vendim nuk është në kompetencat e saj.

Avokati i Popullit dhe Presidenti Ilir Meta kanë reaguar për vendimin e Komitetit, duke e quajtur atë një veprim të paligjshëm për të penguar emigrantët të votojnë. Ata kanë kërkuar që ai të shfuqizohet.

Padia e LSI tashkë i ka kaluar për shqyrtim Kolegjit Zgjedhor, i cili duhet të mblidhet sa më parë; nëse jo sot duhet të mblidhet me patjetër nesër në mënyrë që të vendoset për fatin e emigrantëve, pasi të dielën janë zgjedhjet.

Më shumë