LSI as vonon, e as nuk harron. Pasditen e sotme janë mbledhur strukturat e njësisë 6 në Tiranë për të rifilluar organizimin për zgjedhjet e pushtetit vendor. Edhe pse nuk ka ende kandidat në garë për postin e kryetarit nga maxhoranca, duket se LSI ka filluar aksionin e maksimalizimit të votës së elektoratit për të përfituar sa më shumë këshilltarë në Këshillat Bashkiakë të qyteteve. Burime nga kryesia e kësaj partie bëjnë me dije se do të ketë një kalendar aktvitetesh dhe organizimesh për të gjitha strukturat në Tiranë. Baza do të njihet me ndarjen e re territoriale dhe shtrirjen dhe organizimin e ri të strukturave në bazë, duke u mbështetur në skemën e re.
Ndërkohë, të gjithë prezentë në takimin e djeshëm ishin kuriozë të dinin kandidatin për kryetar bashkie nga maxhoranca. Edhe pse nuk ka asnjë kandidat deri tani, strukturat e LSI kanë filluar punën për të bërë përzgjedhjen edhe të përfaqësuesve të LSI në këshillin bashkiak.