Bërja publike e të dhënave personale e mbi 900 mijë votuesve në Tiranë, në të ashtuquajturën “databazë patronazhistësh”, ka ngjallur debat të madh në vendin tonë.
Por përveç akuzave politike, përmbaruesi Altin Latifi tregon dy rreziqet që vijnë nga përphapja e të dhënave personale ndaj dhe paralajmëron edhe bankat që të kontrollojnë mirë sa herë të kenë dyshime.
Sepse të dhënat personale mund të përdoren nga “mashtrues” për “të bllokuar llogaritë tuaja në bankë gjithashtu dhe për të marrë lekët nga llogaria juaj”, shprehet ai.
“Dy rreziqe nga përhapja e të dhënave. 1- Imagjinoni një person që ju ka inat. Duke patur në dorë të dhënat tuaja ai telefonon bankën ku ju merrni pagën: Më ka humbur karta e bankomatit, ju lutemi bllokojeni se mos më vjedhin paratë. Shërbimi i klientit e pyet: Më thoni pak nr e fundit të kartës. Personi x thotë se mbaj mend. Pyetja e radhës: më thoni nr.personal. Ai ia thotë sepse i ka nga database i salë në qarkullim. Pyetjet vijojnë: ditëlindja,atësia, venbanimi etj. Shërbimi i klientit i siguruar që jeni ju. Hopa karta, u bllokua. Tani imagjinoni të jeni jashtë shtetit dhe të keni mbetur pa lek…
2-Një mashtrues i ve syrin dikujt. Me të dhënat që gjen në database shkon dhe bën denoncim se i ka humbur karta e indetitetit. Policia i merr denoncimin bën shpalljen e humbjes së kartës, dhe nis procedurat për kartën e re. Bëhen fotot, shkohet në Njësinë Administrative merrtet një çertefikatë (e merr pa problem) aplikohet nga e para dhe karta e re del me të dhënat e tua dhe fotot e mashtruesit. Ky i fundit ditën tjetër qetë shkon në bankë dhe kërkon të tërheqë lekët që ka në llogari..Hopa…
Shënim: Shpërndarja e të dhënave tejet sensitive është shumë e rrezikshme. Ndaj, të gjithë me shumë kujdes këto kohë. Sidomos bankat të bëjnë edhe verifikime kur kanë dyshime”- shkruan Latifi.