Prej disa ditësh në disa portale të ndryshme ka qarkulluar lajmi se vajza e Linda Ramës, Rea Xhillari është në një lidhje me ministrin e Jashtëm në detyrë Gent Cakaj.
Rea Xhillari ka paditur në gjykatë gazetarin Artur Zhejin dhe 7 portale të tjera, pas artikujve të publikuar prej tyre, ku shkruhej se vajza e Linda Ramës ishte në një lidhje bashkëjetese me Ministrin në Detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj.
Kujtojmë që ky i fundit, i ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Opinion’, i mohoi zërat duke thënë se ky lajm nuk është i vërtetë.