
Kryeministri Rama njoftoi rikthimin e punonjësve të shërbimit të pastrimit të Bashkinë e Lezhës.
Pak ditë pas marrjes së mandatit të kryebashkiakut nga Pjerin Ndreu ka nisur puna e pastrimit të masivit të mbeturinave në qytet.
Postimi i Edi Ramës
Rikthehen në punën e braktisur prej shumë kohe edhe punonjësit e pastrimit të Bashkisë Lezhë, të cilët i kishin harruar lopatat e fshesat dhe u vajti viti nëpër autobuzë, ik e eja, sa në Tiranë për protesta e sa nëpër kthesa rrugësh e rrethrrotullime për bllokime – prej disa ditësh e netësh, nga ora e parë e marrjes së detyrës prej kryebashkiakut të ri, po vazhdon heqja e kodrave me plehra e shtëllungave me ferra nga të katër anët.