Tirana
clear sky
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
82 %
1kmh
0 %
Pre
24 °
Sht
34 °
Die
26 °
Hën
29 °
Mar
32 °
E shtunë, 23 Shtator, 2023

Lëvizja e Legalitetit dorëzon dy ankimime në KQZ: Të rinumërohen votat në Dibër dhe në Tiranë

Lajme të ngjashëm

Partia Lëvizja e Legalitetit ka dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dy kërkesa ankimore për rinumërim të votave në disa qendra votimi në Dibër dhe në Tiranë.

Përsa i përket Dibrës, Legaliteti kërkon që të rinumërohen votat në kutinë “1100”, pasi sipas kësaj force politike, procesverbali kishte një shënim për dëmtim të përllogaritjes së rezultatit.

“Duke nisur nga vendimi i KZAZ nr.19, na rezulton se në përllogaritje të rezultatit nuk është parashikuar në rezultat QV 1100, kutia e së cilës sipas proces-verbalit të mbajtur në KZAZ është parë e dëmtuar gjatë transportit. Kërkojmë numërimin e saj pranë KQZ dhe shpërndarjen e votave shtesë për subjektin”, thuhet në kërkesën e parë ankimore.

Po ashtu, Partia Lëvizja e Legalitetit ka kontestime edhe për  procesin e numërimit për disa kuti në Tiranë. Në pretendim thuhet se ka mospërputhje të numrit të votave të dala në ekran me numrin e votave në procesverbal.

“Sipas të dhënave të vëzhguesve tanë pranë këtyre KZAZ rezulton mospërputhje e numrit të votave të dala në ekran, me numrin e votave që hidhen në procesverbal. Kërkojmë rinumërim votash në kutitë përkatëse të këtyre QV për KZAZ 29, 34, 41”, thuhet në kërkesën e dytë ankimore.

Më shumë