Kryetari i Këshillit Drejtues të Radiotelevizionit Publik Shqiptar, Leka Bungo, në një intervistë ekskluzive për revistën Newsbomb.al, në numrin e dytë të saj, rrëfen për “zullumin” që ka gjetur brenda atij institucioni, e sidomos ndjeshmërinë e rritur për këtë çështje, pas arrestimit të ish-drejtorit të RTSH-së, Thoma Gëllçi.
Kanale te TVSH që transmetojnë të njëjtat programe; programe politike me miliona lekë që nuk I ndjek kush; filma të miratuar pa skenarë dhe bllokime pronash me qëllim e dashakeqësi, që duhet të ishin në funksion te televizionit publik shqiptar.
Leka Bungo, nëpërmjet kësaj interviste, jep edhe zgjidhjen për situatën. Si mund të bëhet funksional ky television, dhe cilat duhet të jenë ndërhyrjet e qeverisë e të parlamentit për ta transformuar rrënjësisht.
Intervistën e plotë të kryetarit të Këshillit Drejtues të RTSH-së, Leka Bundo, e gjeni në numrin e dytë të Revistës Newsbomb.al, që ka dalë në të gjitha pikat e shitjes që nga dita e sotme, 20 tetor, dhe do të qëndrojë në treg për një muaj, nën çmimin 500 lekë.