Ish-deputeti Lefter Maliqi ka bërë me dije sot se do të marrë pjesë në protestën e 8 janarit të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha, para selisë së PD. Ai u bëri thirrje dhe mbështetësve të tij që t’i bashkohen të shtunën në Tiranë sepse ajo do të jetë dita e rrëzimit të narkoshtetit.
Maliqi tha se demokratët nuk kanë pse protestojnë për të rrëzuar Ramën, por duhet të heqin Bashën sepse me ikjen e tij, ikën dhe kryeministri.
“Iu kam thënë demorkatëve, kot që protestoni për të rrëzuar Ramën. Rrëzoni Lulin. Në momentin që do rrëzoni Lulin, keni rrëzuar Ramën. Le të vriten thotë Rama, se mbas ringritjes së PD do fillojë lufta te PS. Pushteti të konsumon, zullumi të mbyt.
Do shohim që mbas rrimarrjes dhe forcimit të opozitës së bashkuar, atëherë do vihen në lëvizje institucionet ndërkombëtare, edhe drejtësira e re që është kapur. Nuk kanë ku shkojnë. Unë do të jem pjesë e këtij manifestimi paqësor, se do jetë dita e rrëzimit të narkoshtetit”, tha Maliqi në Fax News.