Këshilli Bashkiak i Bulqizës ka zgjedhur sot drejtuesin e ri të këtij institucioni. Bëhet fjalë për Gëzim Xhafën, i cili mbante pozicionin e kryetarit të këshillit bashkiak.
Pas shkarkimit të Lefter Allës, Xhafa do të ushtrojë detyrën e kryetarit të Bashkisë deri në zgjedhjet e 14 Majit. Ky vendim vjen disa javë pas arrestimit të ish-kryebashkiakut, Allës dhe shkarkimit të tij me vendim të këshillit të ministrave.
Kujtojmë se Lefter Alla u arrestua së bashku me disa zyrtarë të tjerë, nën akuzën për korrupsion dhe abuzim me tenderat publikë. Sipas Alla ka shfrytëzuar postin e tij si kryebashkiak dhe ka favorizuar një kompani për të fituar tenderin me vlerë 322 milionë lekë, për ndërtimin e ujësjellësit në Bulqizë.