Dy deputete debatojnë në distancë. Eshtë radha e deputetes së PS Ledi Shamku e cila ka ironizuar me kolegen e saj, deputeten e PD Majlinda Bregu, pas emisionit të djeshëm në Opinion në TV Klan. Zonja Majlinda Bregu ishte e ftuar në emision duke folur për gratë dhe rolin e tyre në shoqëri. Madje, zonja Bregu, përmend edhe Mbretëreshën Teutë që ka qenë në krye, por kohë më parë.
I menjëhershëm ka qenë reagimi I Ledi Shamkut me një status në facebook, ndërkohë që deputetja ka qenë duke ndjekur emisionin.
“Edhe Shqipëria ka pasur Teutën mbretëreshë!!!” – pohim i historianes Majlinda Bregu përsëdrejti në “Opinion”. Koncepti “Shqipëri” kapet përdore me Teutën e Ilirisë, paçka se janë gati dy mijëvjeçarë larg. Kapërcim fantastik! Kjo më kujton batutën e xha Sulos te “Kapedani”: – Sa shpejt më kalove nga ndërzimi artificial te lufta në Vietnam, more qerrata!” shkruan Ledi Shamku në statusin e vet në facebook.
Edhe pse ka ndodhur ky shkëmbim batutash, dy zonjat, nuk dihet se kanë pasur ndonjë “inat” me njëra tjetrën, përvecse janë në kahe të ndryshme të politikës.