Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov ka thënë se tensionet në veri të Kosovës mund të çojnë në një konflikt të ri në Evropë.
Lavrov tha se situata është alarmante dhe paralajmëroi një shpërthim të madh në Ballkan.
Gjatë një vizite në Kenia, Lavrov tha se “Një shpërthim i madh po përgatitet në qendër të Evropës – pikërisht në vendin ku, në vitin 1999, NATO-ja sulmoi Jugosllavinë, duke shkelur çdo parim të imagjinueshëm të Aktit Final të Helsinkit dhe të dokumenteve të OSBE-së”, shkruan agjencia shtetërore ruse, Ria Novosti.
Kjo deklaratë vjen pasi situata në Veri të Kosovës është tensionuar sërish, ku forca të KFOR janë parë sot në mëngjes në dy komunat veriore, Zubin Potok dhe Leposaviç.
Grupe protestues serbë u mblodhën para ndërtesës komunale të Lesapoviçit në kundërshtim të marrjes së pushtetit lokal nga kryetari i ri shqiptar, Lulzim Hetemi.
Policia e Kosovës hodhi gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit pasi KFOR i lejoi ata që të organizoheshin para ndërtesës së komunës në Zveçan