Ish-kryeministri Sali Berisha nuk ka arritur të mbajë lotët, teksa mbante fjalimin për t’i dhënë lamtumirën ish-presidentit Bujar Nishani.
Berisha tha se Nishani ishte një shërbëtor i popullit dhe baba dinjtoz. Ish-kryeministri e ka pasur të vështirë që të mbarojë fjalimin pasi zëri i dridhej dhe lotët i rridhnin.
“Jemi këtu rreth teje të përcjellim me dhimbje të madhe në udhëtimin tënd të përjetshëm të parakohshëm që nis pasi ke ngjitur si rrallëkush shkallët e jetës dhe të detyrës. Megjithëse largohesh nga ne përgjithmonë, për sa kohë ne do jetojmë do mbetesh i gjallë me veprat, fisnikërinë, përkushtimin, shërbimet e çmuara ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve. Me ne mbetet dhe do jetojë gjithmonë Bujar Nishani, njeriu i dashur, atdhetar, shërbëtor i përkushtuar i qytetarëve, demokrat i flakët dhe guximtar, burrështetas fisnik.
Për Ersin, Fjonën sot është dita më e dhimbshme e jetës së tyre, por ata do jenë krenarë që patën fatin të kenë një baba si ti. Për Baba Faikun sot zija është më e rëndë se toka, por ai përsëri ndihet krenar se rriti një djalë si ti që i zbardhi faqen.
Dua të shpreh mirënjohje të thellë për familjen tënde dhe për ata që bën gjithçka që ti të mos niseshe në këtë rrugë. Lamtumir Bujar! U prehsh në paqe” tha Berisha.




