Rryma “Hannibal”
Dimrit të zgjatur më shumë seç duhet këtë vit duket se po i vjen fundi. Javën që vjen priten ngritje temperaturash.
Meteorologët parashikojnë se nga 26 marsi deri në 1 prill do të kemi mot pranveror, të ngjashëm me me temperaturat e verës, pasi erërat jugore do zëvendësojnë rrymat e ftohta lindore.
Ndërsa mediat itakiane shkruajnë se rryma e ngrohtë e quajtur “Hannibal” do ngrohë ndjeshëm Mesdheun, përfshirë edhe Shqipërinë, teksa temperaturat maksimale parashikohet që do kapin vlerën 33 gradë celsius në disa rajone.