Dasma e Princit Harry dhe Meghan Markle do të mbahet të shtunën më 19 maj 2018, lajm i cili ka ardhur nga Pallati Kensingston.
Dasma do të jetë në të njëjtën ditë me finalen e Kupës së Federatës (FA). Dasma do të paguhet nga Familja mbretërore duke përfshirë shërbimin, muzikën dhe pritjen, raporton BBC, shkruan newsbomb.al.
Aktorja Meghan Markle, tashmë pjesë e familjes mbretërore do të pagëzohet në kishën e Anglisë. Nga ana tjetër, zëdhënësi i FA, Nicholas Witchell u shpreh se ishte i lumtur për martesën e Princit me aktoren.
“Miliona njerëz bëhen bashkë për të parë të dy ngjarjet në shtëpi dhe në mbarë botën, do të jetë një ditë për të festuar”, ka thënë zëdhënësi.