Kryeministri Edi Rama në prag të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara që mbahet në New York, ka zhvilluar një takim me të dërguarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Ka qenë vetë Lajçak i cili përmes një postimi në rrjetet sociale ka bërë me dije se takimi me kryeministrin Rama ka qenë shumë i dobishëm, si dhe ka theksuar se në fokus të bisedës ka qenë situara në Ballkanin Perëndimor.
“Pata një takim shumë të dobishëm me Edi Ramën në prag të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Ne diskutuam situatën në Ballkanin Perëndimor. Mirënjohës për njohuritë dhe mbështetjen e tij për dialogun e lehtësuar nga BE-ja”, shkruan Lajçak për takimin me Ramën.