I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, gjatë qëndrimit në Neë York, ka takuar disa zyrtarë ku në fokus të diskutimeve ka qenë dialogu Kosovë-Serbi.
Gjithashtu ai është takuar edhe me nënsekretarin e OKB-së, Jean Pierre Lacriox, të cilin e ka falenderuar për mbështetjen e dhënë.
“Gjithmonë e dobishme për të krahasuar shënimet me Nënsekretarin e Përgjithshëm të OKBË-së Jean-Pierre Lacroix mbi dinamikën në Ballkanin Perëndimor dhe zhvillimet e fundit në dialog. Faleminderit për mbështetjen e plotë!”, ka shkruar Lajçak në llogarinë e tij në “Twitter”.
Më herët Lajçak zhvilloi një takim edhe me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, me të cilën diskutoi lidhur me ecurinë e dialogut. Gjithashtu ai takoi edhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.
Always useful to compare notes with 🇺🇳 Undersecretary-General @Lacroix_UN on the dynamics in the Western Balkans and the latest developments in the Dialogue. Grateful for the full support! pic.twitter.com/AjiwSDwmkE
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) September 23, 2023