Presidenti i Kosovës, Bajram Begaj, i cili prej ditësh ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka zhvilluar një takim me të dërguarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Ka qenë Lajçak ai i cili ka zbardhur takimin me kreun e shtetit shqiptar ku dhe ka bërë me dije se në fokus të diskutimeve të tyre ka qenë situata mes Kosovës dhe Serbisë. Diplomati shkruan se vlerëson qëndrimet që Begaj po mban lidhur me këtë çështje dhe normalizimin e marrëdhënëieve.
“Jam shumë i kënaqur që takohem me Presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj. Vlerësoj qëndrimet e tij për rajonin, Dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe atë që do të ndodhë në integrimin e rajonit. Mezi presim të vazhdojmë diskutimin tonë”, shkruan Lajçak në platfortmën X.
Kujtojmë se ditën e djeshme presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, mbajti fjalën e tij në Asamblenë e Përgjithshme në OKB, ku një vëmendje të madhe mori njohja e pavarësisë së Kosovës.
LEXO EDHE: Begaj në Asamblenë e OKB: Njiheni pavarësinë e Kosovës!
Very pleased to meet with 🇦🇱 President @BajramBegajAL. Appreciated his views on the region, the Dialogue on normalisation of relations between Kosovo and Serbia and what’s next in the 🇪🇺 integration of the region. Looking forward to continuing our discussion. pic.twitter.com/7SqCGvh2NI
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) September 21, 2023