Tirana
light rain
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
65 %
1.5kmh
75 %
Die
24 °
Hën
28 °
Mar
31 °
Mër
31 °
Enj
30 °
E diel, 24 Shtator, 2023

“Kush vjedh votën do ta pësojë si ai i Elbasanit”, pendohet Xhelal Mziu: U kërkoj ndjesë shqiptarëve, e thashë nga emocionet e forta

Lajme të ngjashëm

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike në Dibër, Xhelal Mziu bëri bujë me deklaratën e tij, ku tha se të gjithë njerëzit të raportojnë ata që blejnë votat pasi kanë ngritur disa struktura dhe kushdo që tenton do ta pësojë si ai i Elbasanit.

Përmes një deklarate për mediat, Mziu ka shprehur pendesën e tij, duke thënë se ishte i panevojshëm dhe u tha për shkak të emocioneve të forta të momentit.

Ai tha se do që të jetë i qartë se mbështet zgjedhje të lira dhe të ndershme, si dhe është kundër dhunës.

Deklarata e Xhelal Mziut:

Me sinqeritetin më të madh, shpreh keqardhjen time dhe pendesën time për komentin tim të panevojshem dje, për shkak të emocioneve të forta të momentit.

Dua të jem i qartë: Unë mbështes zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe jam KUNDËR dhunës!

Jam penduar thellë për komentin tim dhe kërkoj ndjesë para gjithë shqiptarëve.

Më shumë