Kandidatët për drejtimin e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, pritet të dorëzojnë ditën e sotme platformën e tyre pranë Ministrisë së Kulturës.
Dorëzimi i platformës vjen pas thirrjes së bërë nga Ministria e Kulturës për hapjen e garës për postin e Drejtorit të Teatrit Eksperimental.
Genc Fuga, Indrit Çobani, Gjergj Prevazi, Ema Andrea dhe Ledion Zio janë emrat të cilët do të kandidojnë për postin e Drejtorit të Teatrit Eksperimental.
Në komision që bën vlerësimin e platformave marrin pjesë: Berina Kokona, Altin Basha, Agim BajkoEjana Xhixha – Drejtorinë e Përgjithshme e Ministrisë, Irrna Prici – Drejtoreshë e politikave dhe strategjive të zhvillimit kulturor në Ministrinë e Kulturës.