Mësohet identiteti i 40-vjeçarit të ekzekutuar ditën e sotme në qytetin e Vlorës.
Ai është Bledar Birçaj, pronar i një lokali të njohur në “Lungomaren e qytetit”.
Mësohet se Birçaj kishte në pronësi lokalin “The Boss”. Ai u qëllua me breshëri kallashnikovi sot rreth orës 13:00 në vendin e quajtur “Bishti i Kalldrëmit” në Vlorë.
Raportohet se në vitin 2011, Birçaj ka qenë i arrestuar për vrasje.
