Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka vizituar në spital policin e plagosur me granatë Alban Rashiti. Ai ka njoftuar se do të mbledhë Këshillin e Sigurisë së Republikës së Kosovës në lidhje me sulmet serbe orët e para e para të mëngjesit në Veri.
Kurti njofton se predha nga kraharori i majtë i efektivit është hequr me sukses sot në mëngjes, ku denoncon se kjo ishte një granatë dore që e hodhën kriminelën e orkestruar nga Serbia në drejtim të policisë së Kosovës gjatë sulmit të tyre terrorist afër urës në Banjksë të Zveçanit.
Gjithashtu, kreu i qeverisë kosovare bën me dije se gjatë vizitës në Klinikën Kirurgjikale të QKUK, ka takuar dhe famijlarët e policit të plagosur, ku tregon se sot ai pritet të dalë nga ambjentet e spitalit.
Kujtojmë që persona të maskuar dhe armatosur në hyrje të fshatit Bajnskë, në urë ishin vendosur dy mjete të rënda kamion duke bllokuar kështu hyrjen në fshat. Policia menjëherë është nisur drejt vendit ku ishte bllokuar rruga, ku janë hasur me sulmin me armë zjarri dhe granata dore.
Efektivët në vetëmbrojtje i janë përgjigjur sulmit dhe kanë arritur që ta zmbrapsin sulmin fillestar për të krijuar kushte për dhënien e ndihmës dhe tërheqjen e kolegëve të qëlluar me armë zjarri. Si pasojë e këtij sulmi një nga efektivët ka humbur jetën, Afrim Bunjaku.