Tirana
clear sky
23.5 ° C
23.5 °
23.5 °
64 %
2.6kmh
0 %
Pre
25 °
Sht
34 °
Die
26 °
Hën
29 °
Mar
32 °
E premte, 22 Shtator, 2023

Kurti mban fjalim në Kuvend: Kosova s’tërhiqet! Nëse nuk do ndërhynte policia do sulmonin kryetarët

Lajme të ngjashëm

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mbajtur fjalën e tij në Kuvend. Nga foltorja kreysministri nuk është tërhequr nga deklaratat e tij të mëparshme, duke theksuar edhe njëherë që zgjedhjet në very të Kosovës kanë qenë legjitime.

Kurti tha se Lista Serbe i ka braktisur institucionet në veri dhe nuk duan t’ja dinë për ato, sipas tij qëllimi i vetëm i tyre është që edhe Kosova t’i braktisë ato gjithashtu.  Ndër të tjera, kreu i qeverisë së Kosovës tha se ndërhyrja e policisë ishte e nevojshme për aq kohë sa sulmi ishte i parapërgatitur.

“Zgjedhjet duhet të mbaheshin. Njëherë u shtyn, s’mund të mbylleshin sërish. Unë i kam bërë thirrje serbëve të futeshin në zgjedhje. Escobar deklaroi se SHBA do i njohin rezultatet pavarësisht bojkotit të serbëve.

Më 23 prill mbahen zgjedhjet, asnjë incident, organizim i shkëlqyer. Edhe betimet e kryetarëve u kaluan pa incidenteve. Ndërsa në ditën e parë të tyre të punës ata u përballën me incidente, sulmuan KFOR dhe policët e Kosovës.

Nëse ne nuk do kishim vepruar drejt, do të kishim kryetarë të komunave që do të ishin të sulmuar. Sepse ai sulm ishte i parapërgatitur dhe kërkonin pretekst. Ajo nuk ishte hyrje me forcë në ndërtesë, nuk hyn policia me forcë në ndërtesë të tij. As kryetari nuk hyn me forcë, se është zyra e tij.

Me lejoni t’iu njoftoj, Lista Serbe i ka braktisur institucionet në veri dhe parlamentit përveçse kur do me marr pagën. Ata i kanë braktisur ndërtesat se e dinë që s’janë të tyret, janë të republikës. Ata nuk i duan, ata thjesht duan që të mos i duam as ne, ndërhyjnë vetëm kur duan të hyjnë kryetarët.”- tha Kurti.

Më shumë