Tirana
clear sky
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
49 %
4.6kmh
0 %
Die
21 °
Hën
29 °
Mar
28 °
Mër
28 °
Enj
29 °
E diel, 1 Tetor, 2023

Kurti e akuzoi për njëanshmëri, reagon Lajçak

Lajme të ngjashëm

I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka reaguar pas akuzave të bëra një ditë më parë nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti, i cili në një konferencë për mediet e akuzoi atë për njëanshmëri ndaj Serbisë.

Lajçak theksoi se si BE dhe SHBA janë në të njëjtën linjë lidhur me situatën në Ballkanin Perëndimor.

 “Gjithmonë e dobishme të rikonfirmojmë se ne ndajmë të njëjtin lexim të situatës në Ballkanin Perëndimor dhe ne jemi në të njëjtën linjë në lidhje me rrugën përpara”, ka shkruar ai në “X”.

Kjo deklaratë e Lajçak ka ardhur një ditë pas konferencës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili tha se gjatë takimit në Bruksel u ndesh me një skenar të organizuar nga diplomati europian dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Më herët lidhur me këto deklarata erdhi një reagim edhe nga DASH. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, zëdhënësi i DASH vlerësoi punën që Lajçak është duke bërë lidhur me ç’tensionimin e situatës Kosovë-Serbi dhe për gjetjen e një diaolgu mes dy vendeve.

“Ne (SHBA) mbetemi të angazhuar ngushtë me Kosovën, Serbinë dhe partnerët e BE-së në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian. Falenderojmë dhe njohim përpjekjet e palodhura të Përfaqësuesit të posaçëm të BE-së, Miroslav Lajçak”, tha ai.

LEXO EDHE: Kurti akuzoi Lajçak se po thurr skenare me Vuçiçin, reagon DASH: Po bën përpjekje të palodhura për dialogun Kosovë-Serbi

Në një deklaratë për mediet ditën e djeshme Albin Kurti tha se në Bruksel u përball me një skenar të organizuar nga Vuçiç dhe i dërguari i posaçëm Mirosllav Lajçak. Presidenti i Kosovës u shpreh se në atë takim pati një pozicionim të qartë të ndërmjetësimit kundër Kosovës dhe se u ekspozua përballë një skenari të emisarit të Bashkimit Europian, Miroslav Lajçak.

“Ata kanë shkuar shumë larg me goditjen e të ardhmes së Kosovës.Në takimin trilateral, u ekspozova përballë një sklenari të cilin Lajçak dukej se e kishte dizejnuar kohë më parë”, tha Kurti.

Më shumë