Tirana
light rain
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
94 %
4.6kmh
75 %
Hën
26 °
Mar
30 °
Mër
31 °
Enj
29 °
Pre
29 °
E hënë, 25 Shtator, 2023

Kurti bisedë me ministrin e Emiratëve: Serbët të tërhiqen nga dhuna, më pas nisim zbatimin e marrëveshjes

Lajme të ngjashëm

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka zhvilluar një telefonike me ministrin e Jashtëm të Emiratave të Bashkuara Arabe, Sheikh Abdullah bin Zayed.

Ata kanë biuseduar në lidhje me situatën e tensionuar në veri, ku Kurti është shprehur se hapi i parë drejt deeskalimit është përfundimi i menjëhershëm i dhunës ndaj institucioneve të sigurisë dhe zbatimi i menjëhershëm i Marrëveshjes Themelore deri në zgjedhjet e ardhshme

“Pata një telefonatë me MPJ Sheikh Abdullah bin Zayed. Faleminderit për mbështetjen e Emiratave të Bashkuara Arabe gjatë gjithë viteve. Theksova se hapi i parë drejt deeskalimit është përfundimi i menjëhershëm i dhunës ndaj institucioneve të sigurisë dhe zbatimi i menjëhershëm i Marrëveshjes Themelore deri në zgjedhjet e ardhshme”, ka shkruar Kurti në Tëitter.

Kujtojmë që në veri të Kosovës situata u tensionua pasi kryetarët e rinj shqiptarë të Zubin Potokut, Leposaviqit dhe Zveçanit, bënë betimin në shkolla dhe ndërtesa të tjera komunale, për shkaqe sigurie.

Kurse më 26 maj, ata u asistuan nga Policia e Kosovës, pasi grupe të banorëve vendas kundërshtuan shkuarjen e tyre në zyrat në ndërtesat komunale që më parë përdoreshin nga zyrtarët serbë.

Më shumë