Departamenti Amerikan i Shtetit ka reaguar pas akuzave të bëra ditën e djeshme nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti për Miroslav Lajçak, i cili tha se ky i fundit ka përgatitur një skenar me presidentin serb Aleksandër Vuçiç.
Në një intervistë për Zërin e Amerikës, zëdhënësi i DASH nuk konfirmoi apo mohoi nëse letra që Kurti tha se kishte dërguar ku theksonte këto shqetësime të tija të kishte mbërritur në Uashington. Më tej ai vlerësoi punën që Lajçak është duke bërë lidhur me çtensionimin e situatëës Kosovë-Serbi dhe për gjetjen e një diaolgu mes dy vendeve.
“Ne (SHBA) mbetemi të angazhuar ngushtë me Kosovën, Serbinë dhe partnerët e BE-së në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian. Falenderojmë dhe njohim përpjekjet e palodhura të Përfaqësuesit të posaçëm të BE-së, Miroslav Lajçak”, tha ai.
Gjithashtu ai shprehu szhgënjimin mbi mungesën e përparimit në takimin e 14 shtatorit, duke shtuar se dialogu i lehtësuar nga BE-ja është e vetmja rrugë përpara për Kosovën dhe Serbinë.
Në një deklaratë për mediet ditën e djeshme Albin Kurti tha se në Bruksel u përball me një skenar të organizuar nga Vuçiç dhe i dërguari i posaçëm Mirosllav Lajçak. Presidenti i Kosovës u shpreh se në atë takim pati një pozicionim të qartë të ndërmjetësimit kundër Kosovës dhe se u ekspozua përballë një skenari të emisarit të Bashkimit Europian, Miroslav Lajçak.
“Ata kanë shkuar shumë larg me goditjen e të ardhmes së Kosovës.Në takimin trilateral, u ekspozova përballë një sklenari të cilin Lajçak dukej se e kishte dizejnuar kohë më parë”, tha Kurti.
LEXO EDHE: Takimi në Bruksel, Kurti: U përballa me skenarin e Vuçiçit dhe Lajçakut, u godit e ardhmja e Kosovës