Kupa e Botës ka zhvilluar ditën e sotme dy takimet e radhës, të vlefshme për fazën e 1/16. Takimi i parë i cili u luajt në orën 16:00 ishte ai mes Francës dhe Polonisë.
Kombëtarja e “Gjelave” arriti të triumfonte me shifrat 3-1, duke u kualifikuar për në raundin e çerekfinaleve. Golat për Francën u realizuan nga Olivier Giroud dhe një dopietë e Kylian Mbappe, ndërkohë që goli i nderit për Poloninë u realizua nga Robert Leëandoëski.
Në darkë ishte kombëtarja e Anglisë e cila zhvilloi takimin e saj kundër Senegalit. Ndeshja u mbyll me shifrat 3-1, ku “Tre Luanët” zhvendosen për në çerekfinale. Golat e takimit për anglezët u realizuan nga Jordan Henderson, Harry Kane dhe Bukayo Saka, që vulosën suksesin e radhës.
Anglia tashmë do të ndeshjet me Francën, në një “finale” të parëkoshme ditën e shtunë, në orën 20:00. Kupa e Botës dalëngadalë po hynë në fazën e saj më të nxehtë ku më 18 dhjetor do të kurorëzohet dhe ekipi kampion.