Tirana
clear sky
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
94 %
1.5kmh
0 %
Pre
28 °
Sht
28 °
Die
29 °
Hën
29 °
Mar
29 °
E premte, 29 Shtator, 2023

Ku shkoi Rilindja! Shtëpia e gjetheve inaugurohet nga ish zv/ministri i Diktaturës

Lajme të ngjashëm

“A do ta fusë Edi Rama edhe zv/ministrin Mustafaraj në pjesën e relikeve të muzeut, meqë ai ka qenë shef sigurimi në kohën e diktaturës”?

Kjo është një pyetje sa ironike edhe tragjike për kryeministrin actual të Shqipërisë. Tiranës i është shtuar këtë fundjavë një tjetër vend muzeal që kujton metodat e frikshme të Diktaturës së Enver Hoxhës. Pas Bunk’Art, kryeministri Rama ka inauguruar “Shtëpinë e Gjetheve”, por me një personazh në krah që e ka ditur mjaft mirë se si ishin metodat e survejimit asokohe.

Zv/ministri i Brendshëm Ilirjan Mustafaraj ka qenë me të njëjtin funksion dhe në komunizëm, post të cilin e ka mbajtur për 6 vjet, nga 1984 deri në 1990, pak kohë pas rënies së regjimit famëkeq. Kështu  projekti i  kthimit në një muze të “Shtëpisë së Gjetheve” apo qendra famekeqe e Sigurimit të Shtetit, njolloset që në nisje.

Mbetet për tu parë nëse zv/ministri Mustafaraj do të jetë një “objekt” kulti për të gjithë ata që do të vizitojnë “Shtëpinë” apo nëse do të vazhdojë punën si numri 2 në dikasterin e Punëve të Brendshme.

Shkrimtari Bashkim Shehu, djali i ish kryeministrit Mehmet Shehu, tha  ne kete ceremoni, se të flasësh për të kaluarën është e domosdoshme për një shoqëri si shoqëria shqiptare, por ekziston rreziku se politikanët mund ta përdorin për qëllimet e ditës.

Më shumë