Dhoma Kombëtare e Përmbaruesve Gjyqësorë Privatë thotë se 1 shtatori i këtij viti nuk ishte si më parë.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale Dhoma Kombëtare e Përmbaruesve Gjyqësorë Privatë, ka renditur problematikat me të cilat u hasëm në këtë 1 shtator (dje).
Fillimi i shkollave nën masat anti-Covid si dhe vetëvrasja e një fermeri pasi nuk arriti të shlyente kredinë që kishte marrë.
E teksa dy probleme serioze shqetësojnë vendin, Dhoma e Përmbaruesve Gjyqësorë me ironi shkruan se të gjithë janë të shqetësuar për shpalljen e qeverisë në Shqipëri dhe Afganistan.
“Nesër shpallen dy qeveri, ajo në Shqipëri dhe tjetra në Afganistan. Talebanët mund ta shpallin edhe pasnesër. Merak i madh ka kapluar dy vendet. Kush do të jenë, emrat, ministrat, mbrojtja, sulmi, ekonomia dhe bujqësia? Administrata këtej pret me ankth, ajo andej me makth,” thuhet në postim.
Reagimi i plotë:
🔶 SHTATOR 1
🔳 1 shtatori 2021 nuk është më si dikur simboli i fillimit dhe urimit të vitit shkollor nga vogëlushët me lule ndër duar.
👉 Sot jemi në 1 shtatorin e rikthimit të masave shtrënguese anti-Delta,
👉 Në 1 shtatorin që gdhiu me vetëvrasjen e F.C se nuk lante dot kredinë,
👉 Në 1 shtatorin kur fituesit në Afganistan dhe ata në Shqipëri po heqin, fiksojnë apo ndërrojnë emrat e fundit në dy qeveri.
Komiteti (shqiptar) Teknik vendosi ndryshimin e orës policore (23:00 – 06:00) që fillon sot, me 1 shtator. Meqenëse bota kërkon kudo kur hyn brenda saj, pasaportën e vaksinimit, testin PCR, antigen apo ndonjë provë që e ke kalu’ COVIDI-n, hajt se e vumë edhe ne, për të hy në Shqipëri.
Vetëvrasja e F.C vjen si klithmë e vetmuar që na komunikoi se vuajtja prej borxhit të kredisë në Shqipërinë e sotme sheh si të vetmen zgjidhje vetëvrasjen. Nëse statistika e vetëvrasjes prej borxhit numëroi sot vetëm një person, viktima të borxheve fiktive janë me mijëra. Vetëvrasja e sotme pati edhe kronikën e vet, se si eksportet në Roskovec nuk lulëzuan, shalqinjtë e bukur të tokës pjellore nuk u shitën dhe borxhet e fermerëve u shtuan. https://ëëë.oraneës.tv/…/kredite-e-borxhet-barre-e…
Nesër shpallen dy qeveri, ajo në Shqipëri dhe tjetra në Afganistan. Talebanët mund ta shpallin edhe pasnesër😊. Merak i madh ka kapluar dy vendet. Kush do të jenë, emrat, ministrat, mbrojtja, sulmi, ekonomia dhe bujqësia😊? Administrata këtej pret me ankth, ajo andej me makth. Kanë frikë! Në Shqipëri rrezikohet që gratë e pushtetit ta veshin administratën e burrave me “fustan-ella”, në Afganistan, talebanët me buzëqeshje mund ta veshin çdo gjë me niqab. Për ata që s’e dinë rroba e grave vetëm me një të çarë tek sytë, quhet niqab. Për fustanellën s’ka nevojë për shpjegim, këtë lloj fundi të bardhë e vishnin dikur trimat nga Jugu e Veriu i Shqipërisë, sot këtë lloj rrobe e veshin vetëm valltarët!