Tirana
light rain
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
88 %
0.5kmh
75 %
Die
25 °
Hën
25 °
Mar
30 °
Mër
31 °
Enj
29 °
E diel, 24 Shtator, 2023

Kryesia e PD e ndarë në dy grupe për zgjedhjet e 14 majit, disa anëtarë kërkojnë të mbështeten kandidatët e Berishës

Lajme të ngjashëm

Detaje zbardhen nga mbledhja e Kryesisë së Partisë Demokratike, ku po diskutohet për zgjedhjet e 14 majit.

Burime për media bëjnë me dije se ka pasur debate pasi Kolegji i Kryetarëve ka kërkuar që kandiatët për 61 bashkitë të jenë nga kryetari i komanduar Enkelejd Alibeaj.

Mirëpo kjo ka sjellë debate, pasi të tjerë kanë kërkuar që të arrihet një marrëveshje me ish-kryeministrin Sali Berisha dhe të dalin në zgjedhje me një kandidat.

Shumica e deputetëve të grupit parlamentar të PD-së së drejtuar nga Alibeaj mendojnë se në 14 maj duhet të garojnë vetëm me emra për këshillat bashkiakë, raportin “Neës24”.

Ndër emrat që kanë kërkuar të mbështeten kandidatët e “Primareve” të Berishës janë Gazment Bardhi, Jorida Tabaku, Dhurata Çupi apo edhe Dashnor Sula.

Anëtarja e Kryesisë, Taulanta Jupi, ka thënë se duhet të hyhet me kandidatë në të gjitha bashkitë, mendim të cilit i janë bashkuar Gazmend Koduzi, Orjola Pampuri e Agron Kapllanaj ndër të tjerë, mendim ky i cili mbështetet edhe nga kryetari i komanduar i partisë, Enkelejd Alibeaj.

Më shumë