Kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij holandez Mark Rutte janë duke mbajtur një konferencë të përbashkët për media.
Në nisje të konferencës, kryeministri Rutte është shprehur se Ramën e ka “mik të mirë” dhe se njihen prej vitesh. Rutte nuk harroi ta urojë kryeministrin Rama për ditëlindjen e tij të 58-të.
“Jemi miq të mirë, dhe njihemi prej vitesh. Është kënaqësi ta kem këtu për ditëlindjen e tij. Feston ditëlindjen e tij të 58-të, ndonëse nuk e tregon fare. Të uroj shumë vite të lumtura dhe plot shëndet”, tha Rutte.
Edhe kryeministri Rama falenderoi Rutte, duke thënë se mezi pret që të jetë sot në darkën e tij të ditëlindjes.
“Është kënaqësi të jem këtu. Ai është më i ri, por ka më shumë përvojë. Mezi pres darkën e ditëlindjes me të”.