Një 54-vjeçar shqiptar i akuzuar për një sërë veprash të rënda penale është arrestuar nga policia greke pasi ishte shpallur në kërkim nga drejtësia shqiptare.
54-vjeçari, i cili fshihej në ishullin e Kretës akuzohet për vrasje, vjedhje me armë, armëmbajtje pa leje dhe posedim të lëndëve eksplozive.
Shqiptari i arrestuar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, është dërguar në Gjykatën e Apelit të Kretës. Sipas mediave greke, ai është arrestuar pas urdhër arrestiti nga Interpol Tirana.